Britania i dhuron Kenias 407 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19
BKT
   Bota

Britania i dhuron Kenias 407 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19

Vaksinat e dhuruara nga Mbretëria e Bashkuar iu dorëzuan autoriteteve keniane në Aeroportin Ndërkombëtar "Jomo Kenyatta" në Nairobi.

Kenia ka marrë 407 mijë doza të vaksinës kundër koronavirusit të ri (COVID-19) të zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit në Britani me kompaninë farmaceutike AstraZeneca.

Vaksinat e dhuruara nga Mbretëria e Bashkuar iu dorëzuan autoriteteve keniane në Aeroportin Ndërkombëtar "Jomo Kenyatta" në Nairobi.

Dr. Patrick Amoth nga Ministria e Shëndetësisë tha se i kanë pranuar 407 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19.

Ai tha se në kuadër të luftës kundër COVID-19 do të sigurojnë afërsisht 4 milionë doza të vaksinës në javët e ardhshme.