13:35 / 18.08.2021
KiE: Shtetet anëtare të mirëpresin refugjatë afganë
Shtetet anëtare të Këshillit të Evropës duhet të lejojnë civilët që ikin nga Afganistani që të jenë në gjendje të hyjnë në territoret e tyre respektive dhe të sigurohen që ata nuk do të refuzohen, deklaroi Rik Daems, president i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
”Vendet anëtare të veprojnë me përgjegjësi dhe konsistencë për të siguruar që përparimi i bërë në Afganistan gjatë 20 viteve të fundit në avancimin e proceseve demokratike, të të drejtave të njeriut dhe të shtetit ligjor të mos bëjnë pas”, theksoi ai.
“Parlamentet kombëtare luajnë një rol të rëndësishëm për të siguruar që qeveritë të japin llogari për mënyrën se si do ta trajtojnë këtë katastrofë humanitare”, shtoi Daems./atsh























