Turqi,mbi 86,4 mln doza të vaksinës antiCOVID-19 të administruara deri tani
BKT
   Bota

Turqi,mbi 86,4 mln doza të vaksinës antiCOVID-19 të administruara deri tani

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, rreth 45,05 milionë njerëz kanë marrë dozën e tyre të parë, ndërsa mbi 34,15 milionë janë vaksinuar tërësisht.

Turqia ka administruar mbi 86,4 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 që kur nisi fushatën e vaksinimit masiv në janar, treguan shifrat e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë së vendit.

Vendi vazhdon fushatën e tij intensive të vaksinimit për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, rreth 45,05 milionë njerëz kanë marrë dozën e tyre të parë, ndërsa mbi 34,15 milionë janë vaksinuar tërësisht.

Turqia po administron gjithashtu doza të treta të vaksinës kundër COVID-19, dhe deri më tani janë dhënë mbi 7,2 milionë doza të tilla.

Deri më tani, 72,54 për qind e popullsisë së rritur kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Ministria konfirmoi gjithashtu 19.944 infeksione të reja dhe 168 vdekje të lidhura me koronavirusin në 24 orët e fundit, ndërsa 15.537 pacientë të tjerë janë shëruar.

Ndërkohë, Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca e ka nxitur edhe një herë popullin që të vaksinohen, duke vënë në dukje se ekziston një korrelacion negativ midis nivelit të vaksinimit dhe numrit të rasteve dhe vdekjeve të lidhura me COVID-19.

Turqia të hënën zgjeroi fushatën e saj të vaksinimit intensiv për të përfshirë të gjithë të moshës mbi 15 vjeç, si dhe fëmijë të paktën 12 vjeç që kanë një sëmundje kronike.

Punonjësit shëndetësor dhe grupet e tjera prioritare tani mund të marrin një dozë të katërt të vaksinës, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Njerëzit që kanë kontraktuar COVID-19 do të kenë të drejtë për vaksinim një muaj pas shërimit, në krahasim me periudhën e mëparshme prej tre muajsh.