Kryeministri japonez bën thirrje të punohet nga shtëpia për shkak të COVID
"Puna nga shtëpia është një kundërmasë efektive. Zbatimi i saj mund të jetë i vështirë për disa sektorë. Por, ju lutem të bashkëpunoni", tha kryeministri japonez, Suga.
Kryeministri i Japonisë, Yoshihide Suga i bëri thirrje lobit më të madh të biznesit në vend që të "punohet nga shtëpia" për shkak të koronavirusit (COVID-19).
Pas zgjatjes deri më 12 shtator të gjendjes së jashtëzakonshme kundër pandemisë, Suga zhvilloi një takim me Tokura Masakazu, kreun e federatës së biznesit të Japonisë (Keidanren).
Duke tërhequr vëmendjen mbi rritjen e rasteve ditore, Suga për zvogëlimin e këtij trendi kërkoi që punonjësit që shkojnë dhe vijnë në punë të pakësohet me 70 për qind.
"Puna nga shtëpia është një kundërmasë efektive. Zbatimi i saj mund të jetë i vështirë për disa sektorë. Por, ju lutem të bashkëpunoni", tha Suga.
Në Japoni u shënua shifra më e lartë e rasteve ditore që nga fillimi i pandemisë. Numri i rasteve dje në të gjithë vendin kaloi për herët të parë 23 mijë.
Me 23.917 raste numri i rasteve në vend u rrit në 1.207.309 ndërkohë që në njësitë e kujdesit intensiv në vend në trajtim janë 1.716 persona.























