Sindikata e gjyqtarëve kërkon nga Macron strehimin e gjyqtareve afgane
Kryetarja e sindikatës, Celine Parisot, mbrojti idenë se kryesisht gratë gjyqtare janë nën kërcënim në Afganistan në të cilin talebanët vendosën kontrollin e tyre.
Unioni i Sindikatave të Gjyqtarëve (USM), që është sindikata më e madhe e gjyqtarëve në Francë, kërkoi nga presidenti francez, Emmanuel Macron, që t‘u japë strehim gjyqtareve afgane.
Kryetarja e sindikatës, Celine Parisot, në një program në radion Europe 1 mbrojti idenë se kryesisht gratë gjyqtare janë nën kërcënim në Afganistan në të cilin talebanët vendosën kontrollin e tyre. "Marrin kërcënime, disa kolegë kanë humbur jetën në sulme", tha Parisot.
Ajo u shpreh se gjyqtaret femra në Afganistan duhet të identifikohen dhe ndaj tyre duhet të paraqiten alternativa evakuimi.
Më tej Parisot tha se nga presidenti Macron kërkojnë që të evakuojë me shpejtësi në Francë gjyqtaret në Afganistan dhe të japë azil për ato.
Ndaj presidentit Macron janë shprehur kritika lidhur me deklaratat e tij më 16 korrik për situatën në Afganistan. Macron është shpreh se Evropa do të ndërmarrë iniciativë kundër valës së refugjatëve që do të shkaktojë kriza në Afganistan.
Kritika ndaj presidentit francez kishte edhe për deklaratën e tij se "duhet të presim valë të konsiderueshme të migrimit të parregullt dhe duhet të mbrojmë veten tonë".
Qëndrimi i Macron u krahasua me qëndrimet e Marine Le Pen të ekstremit të djathtë në vendin e tij si dhe u bënë komentimet që teksa njerëzit po përpiqen të shpëtojnë jetën e tyre, presidenti i Francës u ka dhënë përparësi investimeve zgjedhore.
Pas reagimeve, Macron theksoi se deklaratat në fjalë janë shtrembëruar, se Franca mbron dhe do të vazhdojë të mbrojë ata të cilët ndodhen më shumë të kërcënuar.























