Çështja ‘Navanly’ dhe kriza në Afganistan, Merkel takim me Putinin në Moskë
BKT
   Bota

Çështja ‘Navanly’ dhe kriza në Afganistan, Merkel takim me Putinin në Moskë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të vizitojë Moskën të premten për të biseduar me presidentin rus Vladimir Putin.

Takimi vjen në një kohë kur marrëdhëniet midis dy vendeve janë në nivelet më të ulëta, pas tensioneve të vazhdueshme mbi trajtimin e Moskës ndaj politikanit opozitar Alexei Navalny dhe agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës.

Çështje të tjera sfiduese që pritet të disktuohen janë kriza aktuale në Afganistan, tubacioni i diskutueshëm Nord Stream 2 dhe shtypja e kundërshtarëve të Aleksandër Lukashenkos në Bjellorusi, si dhe përpjekjet e qeverisë së tij për të kanalizuar emigrantët në Letoni, Lituani dhe Poloni.

Vizita e Merkel tek Putin vjen pasi kancelarja po i afrohet fundit të udhëheqjes së saj gati 16-vjeçare të Gjermanisë.

Vizita e Merkelit në Rusi do të jetë një nga udhëtimet e saj të fundit jashtë vendit si kancelare, pasi 67-vjeçarja nuk kandidon përsëri për postin në zgjedhjet kombëtare të muajit të ardhshëm.

Putin, 68 vjeç, i cili ka qenë në pushtet për më shumë se 20 vjet, është udhëheqësi më jetëgjatë i Rusisë që nga diktatori sovjetik Josef Stalin.