Etiopi, ndihmë për 376 mijë persona të prekur nga konfliktet
BKT
   Bota

Etiopi, ndihmë për 376 mijë persona të prekur nga konfliktet

Shefi i Komisionit Etiopian për Menaxhimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë (NDRMC), Mitku Kassa tha se kriza humanitare është përshkallëzuar për shkak të konflikteve në veri të vendit.

Janë ndihmuar 376 mijë persona të prekur nga përplasjet e vazhdueshme midis njësive të ushtrisë dhe anëtarëve të Frontit Çlirimtar të Popullit Tigray (TPLF) në veri të Etiopisë.

Shefi i Komisionit Etiopian të Menaxhimit të Rrezikut nga Fatkeqësitë (NDRMC), Mitku Kassa në një deklaratë për mediat tha se kriza humanitare është përshkallëzuar për shkak të konflikteve në veri të vendit.

Kassa tha se u ndihmuan 376 mijë njerëz të cilët u detyruan të migronin për shkak të konflikteve.

Ai shtoi se sulmet e TPLF vazhdojnë në rajonet Amhara dhe Afar dhe se nevojitet më shumë ndihmë.

Edhe pse ushtria etiopiane arriti sukses të pjesshëm në operacionin e nisur kundër rebelëve në nëntor 2020, më 28 qershor ajo u tërhoq nga kryeqyteti i Tigray, Mekelle, duke u arsyetuar për situatën humanitare.

Duke shpallur një armëpushim të njëanshëm, qeveria u kundërpërgjigj pas përparimit të shpejtë të TPLF në veri.