Sri Lanka imponon bllokim mbarëkombëtar, shkak rritja e infeksioneve
BKT
   Bota

Sri Lanka imponon bllokim mbarëkombëtar, shkak rritja e infeksioneve

Ministri i Shëndetësisë, Keheliya Rambukwella, njoftoi se bllokimi do të jetë në fuqi deri më 30 gusht.

Sri Lanka do të hyjë një bllokim mbarëkombëtar duke filluar nga mbrëmja e sotme, me qëllim për të frenuar rritjen e vazhdueshme të infeksioneve me koronavirusin e ri (COVID-19).

Ministri i Shëndetësisë, Keheliya Rambukwella, njoftoi se bllokimi do të jetë në fuqi deri më 30 gusht.

"Të gjitha shërbimet thelbësore do të funksionojnë si zakonisht. Sinqerisht u kërkoj të gjithë qytetarëve që t'i përmbahen ligjit dhe qëndroni në shtëpi", shkroi Rambukwella në rrjetet sociale.

Kombi ishull i Sri Lankës së fundmi raportoi 3.806 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara me këtë virus në 373.165, përfshirë 6.790 viktima.

Rambukwella njoftoi se rreth 12 milionë njerëz në Sri Lanka kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës COVID-19.

"Kjo është një dëshmi e vërtetë për punën e madhe të bërë nga autoritetet shëndetësore që nga disponueshmëria e vaksinave, si dhe të punonjësve tanë të vijës së parë", tha Rambukwella.

Sri Lanka aktualisht po administron vaksinat e kompanive Sinovac, Sinopharm, Pfizer, Sputnik dhe AstraZeneca.