08:53 / 23.08.2021
22 viktima dhe dhjetëra të zhdukur nga përmbytjet në Tenneesee
22 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra janë zhdukur si pasojë e përmbytjeve në Tenneesee, SHBA.
Fotot e shpërndara gjerësisht në media tregojnë makina dhe rrugë të përmbytura ndërkohë vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar.
Deri në tani 50 persona rezultojnë të zhdukur.
Sipas Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, shiu i dendur nga 22 deri në 43 centimetra ra në Tenneessee për 6 orë duke vazhduar edhe gjatë natës.























