Japonia i ofron 300 mln $ hua Irakut për të zgjeruar rafineritë e naftës
BKT
   Bota

Japonia i ofron 300 mln $ hua Irakut për të zgjeruar rafineritë e naftës

Ministri i Jashtëm japonez, Toshimitsu Motegi, si pjesë e turneut të tij në Lindjen e Mesme u takua me homologun e tij irakian, Fuad Hussein në Bagdad.

Japonia do të japë për Irakun një hua prej 300 milionë dollarësh për zgjerimin e rafinerive të naftës.

Ministri i Jashtëm japonez, Toshimitsu Motegi, si pjesë e turneut të tij në Lindjen e Mesme u takua me homologun e tij irakian, Fuad Hussein në Bagdad.

Sipas agjencisë Kyodo, Motegi dhe Hussein diskutuan mbi zhvillimet rajonale, duke përfshirë marrëdhëniet dypalëshe, si dhe situatën e fundit politike në Afganistan.

Gjatë takimit ku u bisedua rreth zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe ekonomike, u vendos që Japonia të japë një hua prej 300 milionë dollarësh Irakut për zgjerimin e rafinerive të naftës në rajonin e Basrës.

Gjatë vizitës së tij në Irak, Motegi u prit gjithashtu nga presidenti irakian, Barham Saleh dhe kryeministri i vendit, Mustafa Al-Kadhimi.