Ambasadori rus në Afganistan “zëdhënës” i talebanëve
BKT
   Bota

Ambasadori rus në Afganistan “zëdhënës” i talebanëve

Ambasadori rus në Afganistan Dmitry Zhirnov nuk ka fshehur simpatinë e tij të hapur ndaj talebanëve në Afganistan.

Në disa deklarata për media ai ka vlerësuar fuqinë dhe sjelljen e talebanëve pas marrjes së pushtetit në Afganistan. Deklaratat e tij vijnë në kohën kur mijëra afgan janë duke u përpjekur që të largohen nga Afganistani për t’i ikur dhunës nga talebanët. Komentet e ambasadorit pasqyrojnë përpjekjet e Rusisë për të thelluar lidhjet, tashmë të vendosura me talebanët.

Në një deklaratë për agjencinë e lajmeve “Reuters”, Zhirnov theksoi se situata e sigurisë në kryeqytet ishte shumë më e mirë, duke injoruar aktet e dhunës të talebanëve ndaj civilëve afgan. Ambasadori rus ka sulmuar pushtetin demokratik afgan të larguar dhe ka përkrahur pushtetin e talebanëve, sipas tij “kishte një regjim të keq, i cili u zhduk dhe njerëzit janë me shpresë. Ata thonë se nuk mund të jetë më keq kështu që duhet të jetë më mirë. Por ky është një provë tjetër që ta kalojnë talebanët.”

Komentet e Zhirnov bien në kundërshtim edhe me deklaratat e shumë homologëve të tij, diplomat perëndimorë dhe aktivistëve të të drejtave të njeriut, të cilët janë thellësisht skeptikë se talebanët janë larguar nga mënyra e qeverisjes përmes dhunës, ndaj personave të cilët sipas tyre nuk i respektojnë vendimet e tyre. Ai gjithashtu ka kundërshtuar edhe lëvizjen kundër talebanëve me bazë në “Panjshir” të udhëhequra nga djali i Ahmad Shah Massoud, një nga udhëheqësit kryesorë të rezistencës anti-sovjetike të Afganistanit në vitet 1980.

Ambasada ruse në Afganistan dhe ambasadori i saj kanë qenë përhapëse të lajmeve të rreme në Afganistan. Lajmi i cili pretendonte se Presidenti afgan Ashraf Ghani u larguar nga vendi me një helikopter me një shumë të madhe parash, u përhap së pari pikërisht nga zëdhënësi i ambasadës ruse Nikita Ishchenko. Deklarata e tij pos që u dha pa asnjë dëshmi, doli të jetë e rreme për faktin se presidenti Ghani nuk u larguar nga Afganistani me helikopter por me aeroplan. Deklarata të tilla të rreme u shpërndanë dhe u shndërruan në lajme të rreme në shumë media.