Rreth 16 000 persona janë evakuuar nga Kabuli në 24 orë
BKT
   Bota

Rreth 16 000 persona janë evakuuar nga Kabuli në 24 orë

Rreth 16,000 persona janë evakuuar nga aeroporti i Kabulit, në 24 orët e fundit, sipas Pentagonit. 

42,000 persona janë evakuuar nga Afganistani që nga korriku, dhe 37,000 prej tyre janë zhvendosur  që nga 14 gushti ndërsa operacioni i evakuimit është intensifikuar pas marrjes në kontroll të talebanëve.

Ndërkohë ditën e djeshme, një anëtar i forcave afgane të sigurisë u vra dhe disa të tjerë u plagosën në një shkëmbim zjarri jashtë aeroportit të Kabulit.

“Incidenti duket se ka filluar kur një agjent i panjohur qëlloi mbi forcat afgane të sigurisë që kontrollonin aeroportin.” Afganët u kundërpërgjigjën duke ushtruar të drejtën e tyre për vetëmbrojtje, trupat amerikane dhe aleate bënë të njëjtën gjë, ” citohej në deklaratë.

Gjatë një deklaratë, Ministri i Jashtëm gjerman Haiko Maas tha se situata në aeroportin e Kabulit po bëhej gjithnjë e më kaotike. Ai vuri në dukje se Gjermania po bashkëpunonte me Shtetet e Bashkuara, Turqinë dhe talebanët për të mbajtur të hapur aeroportin e Kabulit.

Ai gjithashtu theksoi nevojën që G7 të diskutojë menaxhimin e valës së migrimit nga Afganistani, si dhe zgjatjen e afatit të evakuimit në Kabul.