Eksportet e Japonisë dhe Koresë u rritën me 2,7 për qind dhe 2,2 për qind
BKT
   Bota

Eksportet e Japonisë dhe Koresë u rritën me 2,7 për qind dhe 2,2 për qind

Tregtia ndërkombëtare e mallrave të vendeve të G20 shënoi një nivel të ri të lartë në tremujorin e dytë të këtij viti, pas niveleve rekord në tremujorin e parë, bëri të ditur sot Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD)

Importet u rritën me një ritëm më të shpejtë sesa eksportet në ekonomitë e G20 të Azisë Lindore falë rritjes së çmimeve të mallrave.

"Eksportet e Japonisë dhe Koresë u rritën me 2,7 për qind dhe 2,2 për qind, ndërsa importet u rritën me 7,4 për qind dhe 11,8 për qind, respektivisht, ku tregtia e automjeteve dhe pjesëve ishin nxitësit kryesorë të rritjes, veçanërisht për Korenë", thuhet më tej.