Banka Botërore pezullon financimin për projektet në Afganistan
Banka Botërore ka ndaluar financimin për projektet në Afganistan, pasi talebanët morën kontrollin e vendit.
Sipas BB shqetësim mbetet se si kontrolli i talebanëve do të ndikojë “në perspektivat e zhvillimit të vendit, veçanërisht për gratë”.
“Ne kemi ndalur disbursimet në operacionet tona në Afganistan dhe ne jemi duke monitoruar dhe vlerësuar nga afër situatën në përputhje me politikat dhe procedurat tona të brendshme,” tha një zëdhënës i Bankës Botërore për BBC.
“Ne do të vazhdojmë të konsultohemi ngushtë me bashkësinë ndërkombëtare dhe partnerët e zhvillimit. Së bashku me partnerët tanë ne jemi duke eksploruar mënyra se si mund të mbetemi të angazhuar për të ruajtur fitimet e zhvillimit të fituara me vështirësi dhe të vazhdojmë të mbështesim njerëzit e Afganistanit”, tha më tej zëdhënësi i BB.
Ky veprim vjen vetëm disa ditë pasi Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) pezulloi pagesat për Afganistanin.
Po ashtu edhe administrata e Biden ka ngrirë asetet e bankës qendrore të Afganistanit që mbahen në SHBA./panorama























