Somali, neutralizohen 90 pjesëtarë të organizatës terroriste Al-Shabaab
BKT
   Bota

Somali, neutralizohen 90 pjesëtarë të organizatës terroriste Al-Shabaab

Organizata terroriste Al-Shabaab shpesh kryen sulme që synojnë forcat e sigurisë dhe vendbanimet civile në Somali.

Të paktën 90 pjesëtarë të organizatës terroriste Al-Shabaab janë neutralizuar në një operacion ajror të ushtrisë somaleze.

Në deklaratën në llogarinë e Twitterit të Ushtrisë Somaleze thuhet se është kryer një operacion ajror kundër Al-Shabaab në fshatin Amara në rajonin Mudug në qendër të vendit.

Në deklaratë thuhet se: "Militantët e Al-Shabaab u përpoqën të sulmonin fshatin Amara dhe pësuan humbje të mëdha. Të paktën 90 terroristë u vranë në operacionin ajror kundër Al-Shabaab".

Nga ana tjetër, Al-Shabaab tha se anëtarët e saj kryen një sulm vetëvrasës me një autobombë në fshat dhe më pas ka pasur përleshje. Organizata pretendon se gjatë përleshjes ata konfiskuan 14 automjete, 12 prej të cilave i përkisnin ushtrisë.

Një zyrtar i ushtrisë në një deklaratë për AA tha se shumë ushtarë janë plagosur në përplasjen midis ushtrisë dhe organizatës.

Organizata terroriste Al-Shabaab shpesh kryen sulme që synojnë forcat e sigurisë dhe vendbanimet civile në Somali.