Dhjetëra afganë të evakuuar nga Afganistani mbërrijnë në Ugandë
BKT
   Bota

Dhjetëra afganë të evakuuar nga Afganistani mbërrijnë në Ugandë

Në një deklaratë nga Qeveria e Ugandës, thuhet se në mesin e personave të evakuuar kishte gra dhe fëmijë.

Sipas autoriteteve, 51 nga afganët e evakuuar nga Afganistani arritën në Ugandë.

Në një deklaratë me shkrim nga Qeveria e Ugandës, thuhet se në mesin e personave të evakuuar kishte gra dhe fëmijë.

Më tej thuhet se në aeroplanin që u ul sot në Ugandë ishin edhe 51 persona të evakuuar nga Afganistani, ndërsa nuk u dhanë informacione mbi identitetin e afganëve të evakuuar.

Uganda më 18 gusht njoftoi se do të pranonte përkohësisht 2 mijë persona të evakuuar nga Afganistani me kërkesë të SHBA-së.