SHBA, një avion i vogël u detyrua të ulet në Kaliforni
Zyrtarët thanë se avioni "Piper PA-32", i cili u ngrit nga aeroporti Montgomery-Gibbs Executive, u detyrua të ulet në Interstate 5 për shkak të problemeve mekanike.
Një avion i vogël u detyrua të ulet në një rrugë të frekuentuar në shtetin amerikan të Kalifornisë pak pas ngritjes.
Zyrtarët thanë se avioni "Piper PA-32", i cili u ngrit nga aeroporti Montgomery-Gibbs Executive, u detyrua të ulet në Interstate 5 për shkak të problemeve mekanike.
Për shkak të këtij rasti, pati kolaps trafiku dhe një pjesë e krahut të djathtë të avionit u shkëput, e cila goditi një automjet.
Dy persona në automjet pësuan lëndime të lehta për shkak të thyerjes së xhamit ndërsa dy persona që ndodheshin në avion nuk u lënduan.
Trafiku u pezullua për më shumë se katër orë.























