Përmbytje masive dhe rrëshqitje dheu në Venezuelë, 15 të vdekur
BKT
   Bota

Përmbytje masive dhe rrëshqitje dheu në Venezuelë, 15 të vdekur

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëshqitjeve të dheut në Venezuelë.

BBC shkruan se përmbytjet janë regjistruar në fshatrat malore dhe rrugët e rajonit Merida.

Shumica e viktimave janë regjistruar në qytezën Tovar pasi atje, lumi Mocoties ka dalë nga shtrati.

Zyrtarët njoftuan se edhe centrali elektrik në Tovar ka pësuar dëme ndërsa banorët e rajonit nuk kanë qasje në energji elektrike dhe valë në rrjetin telefonik./bw