16:13 / 26.08.2021
Shpërthime në aeroportin e Kabulit
Një shpërthim ka ndodhur në aeroportin Hamid Karzai të Kabulit, raporton CNN, duke cituar dy zyrtarë amerikanë.
Një zyrtar tha se kishte të lënduar në mesin e afganëve, por nuk kishte ende informacion për viktima në mesin e qytetarëve amerikanë, raportoi CNN.
Disa fuqi botërore, përfshirë Britaninë, Shtetet e Bashkuara dhe Australinë, u kanë bërë thirrje qytetarëve që të shmangin shkuarjen në aeroport, duke përmendur "një kërcënim shumë të lartë të një sulmi terrorist" si arsye.























