Meksika pranon 124 gazetarë të evakuuar nga Afganistani
Meksika i priti gazetarët afganë me familjet e tyre, të cilët kërkuan mbrojtje të përkohshme humanitare.
Meksika njoftoi se ka pranuar 124 gazetarë afganë që u evakuuan nga Afganistani.
Ministri i Jashtëm meksikan, Marcelo Ebrard dhe delegacioni i tij shoqërues në aeroportin në Mexico City mirëpritën gazetarët që punonin për organizata të ndryshme mediatike në Afganistan, përfshirë The New York Times.
Në llogarinë e tij në Twitter, Ebrard deklaroi se Meksika ka vendosur të mbështesë kërkesat humanitare për azil.
"Jeta e gjithë njerëzve është e rëndësishme, por unë dua të theksoj se ky grup i ardhur sot në Meksikë përfaqëson të drejtën për lirinë e shtypit dhe komunikimit dhe shumë vlera të ndërlidhura", tha Ebrard.
Meksika i priti gazetarët afganë me familjet e tyre, të cilët kërkuan mbrojtje të përkohshme humanitare.
Më 25 gusht, Meksika njoftoi se pranoi 5 gra afgane fituese të çmimeve ndërkombëtare.























