Sërish telashe shëndetësore për kavalierin Berlusconi
BKT
   Bota

Sërish telashe shëndetësore për kavalierin Berlusconi

Ish -kryeministri italian Silvio Berlusconi u dërgua përsëri në spital vetëm një vit pas infektimit me koronavirus, konfirmoi një zëdhënës i partisë së tij Forza Italia.

84-vjeçari mbahet  në klinikën San Raffaele në Milano që prej ditës së djeshme. Sipas raporteve të mediave, qëndrimi është për qëllim të një ekzaminimi rutinë pas infeksionit me  koronavirus të Berluskonit.

Berlusconi e kontraktoi virusin në shtator të vitit të kaluar. Që atëherë, kreu i Forza Italia, i cili është pjesë e qeverisë aktuale të Kryeministrit Mario Draghi, është shtruar disa herë në spital.

Berlusconi ishte katër herë kryeministër italian midis viteve 1994 dhe 2011./atsh