Pentagoni “pret” sulme të tjera në Kabul
BKT
   Bota

Pentagoni “pret” sulme të tjera në Kabul

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby ka komentuar situatën e djeshme në aeroportin e Kabulit. Kirby pranon se përpjekjet e SHBA-ve, “dështuan”, duke shtuar se ushtria amerikane është e përgatitur për sulme shtesë.

“Ne ende besojmë se ka kërcënime të besueshme. Në fakt, unë do të thoja kërcënime specifike, të besueshme, ” tha ai.

Më herët në konferencë, Kirby tha se SHBA planifikuan të respektojnë afatin e tërheqjes më 31 gusht.

Pasi ushtria amerikane të jetë larguar, SHBA do të eksplorojë mënyra shtesë për të lehtësuar fluturimet jashtë vendit. “Kjo nuk përfshin domosdoshmërisht ushtrinë e Shteteve të Bashkuara,” thotë ai.