23:03 / 27.08.2021
Erdogan: Operacioni për evakuimin e qytetarëve tanë nga Afganistani u krye
Turqia ka përfunduar operacionin për të tërhequr të gjithë trupat dhe civilët e saj nga Afganistani, njoftoi sonte presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.
“Ne bëmë atë për të cilën ishim përgjegjës dhe që nga sonte, i gjithë stafi ynë është larguar”, tha Erdogan, i cili është në një vizitë zyrtare në Sarajevë. ” Vetëm një ekip i vogël teknik do të mbetet”,shtoi ai.
Presidenti turk vuri në dukje se nuk është e qartë çfarë lloj konflikti do të kenë talebanët me shtetin në Afganistan. ” Ajo që është e qartë është se kjo është një betejë midis organizatave terroriste", shtoi ai.























