Peru, 11 të vdekur nga përplasja e anijeve
BKT
   Bota

Peru, 11 të vdekur nga përplasja e anijeve

Nga përplasja e dy anijeve në lumin Huallaga në Amazon mbetën të plagosur gjashtë persona dhe disa të tjerë llogariten të zhdukur.

Të paktën 11 persona humbën jetën pasi dy anije u përplasën në lumin Huallaga në provincën verilindore Yurimaguas të Perusë, njoftuan mediat lokale.

Aksidenti që ndodhi herët të dielën gjithashtu la të plagosur gjashtë persona, ndërsa një numër i panjohur njerëzish janë zhdukur, njoftuan mediat lokale duke cituar një deklaratë të Institutit Kombëtar të Mbrojtjes Civile.

Ekipet e shpëtimit të përbërë nga njësitë e marinës së vendit dhe ekipet e Ministrisë së Shëndetësisë janë tashmë në vendngjarje, shtoi deklarata.