Blinken-Çavuşoğlu: Të sigurojmë një evakuim të sigurt nga Afganistani
Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken, ka biseduar me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu për procesin e tërheqjes nga Afganistani dhe bashkëpunimin mes dy vendeve.
Në një postim nga llogaria në Twitter, Blinken tha: “Sot bisedova sërish me ministrin e Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu rreth përpjekjeve tona që vazhdojnë për të siguruar një evakuim të sigurt dhe të rregullt. Turqia është një aleat i rëndësishëm i NATO-s dhe i jemi mirënjohës për partneritetin”.
Departamenti amerikan i Shtetit thuhet se “Sekretari amerikan i Shtetit, Blinken bisedoi me ministrin e Jashtëm të Turqisë Çavuşoğlu për bashkëpunimin dhe për përpjekjet tona që vazhdojnë për të siguruar një evakuim të sigurt dhe të rregullt për shtetasit, aleatët dhe partnerët tanë në Afganistan”./atsh























