14:06 / 30.08.2021
Certifikata anti-Covid do të jetë obligative në Zvicër
Ndërsa Këshilli Federal është duke u konsultuar me kantonet nëse do ta bëjnë imunitetin të detyrueshëm për disa sektorë, Christoph Berger, kreu i Komisionit Federal për Vaksinimet, po u kërkon autoriteteve të urdhërojnë përdorimin e certifikatës pa vonesë të mëtejshme, në mënyrë obligative.
“Ne duhet të zgjasim detyrimin tani. Është e pashmangshme, ne nuk mund të presim më “, tha ai, transmeton albinfo.ch.
Berger vuri në dukje se ka urgjencë për të vepruar shpejt, pasi “sistemi shëndetësor tani është afër mbingarkesës dhe ne duhet të bëjmë pak presion” mbi njerëzit e pavaksinuar.























