Kështu dukej aeroporti në Kabul pas largimit të amerikanëve
BKT
   Bota

Kështu dukej aeroporti në Kabul pas largimit të amerikanëve

Disa orë pasi aeroplani i fundit amerikan u largua nga Kabuli, duke i dhënë fund luftës së zgjatur në Afganistan, talebanët pushtuan aeroportin e Kabulit.

Kështu, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, udhëheqësit talebanë ecën në pistë, duke shpallur fitoren.

Aeroporti, i cili shërbeu për ditë për evakuimin e aleatëve, ka qenë plotësisht në duart e talebanëve që nga mëngjesi i sotëm, 17 ditë pasi talebanët hynë në Kabul.

Kjo do të thotë gjithashtu se talebanët tani kanë kontroll të plotë mbi Kabulin.