11:33 / 31.08.2021
Afrika e Jugut zbulon variantin e ri C.1.2 të Sars-Cov-2
Një variant i ri i Covid-19, zbuluar në Afrikën e Jugut, ka marrë dhenë në titujt e mediave të huaja në gjithë botën.
Kjo për faktin se Instituti Kombëtar për sëmundjet ngjitëse në Afrikën e Jugut, lëshoi një alarm për C.1.2, variant për të cilin u tha se ishte zbuluar në të gjitha provincat afrikane por me një normë relativisht të ulët.
C.1.2 u zbulua për herë të parë në maj, por thuhet se Delta është ende varianti dominues që përhapet në Afrikën e Jugut dhe në botë.























