Zvicra refuzon ta ekstradojë rusin e akuzuar për spiunazh
Autoritetet zvicerane kanë refuzuar një përpjekje të Moskës për të ekstraduar një biznesmen rus, i cili është pjesë e shtyrjeve të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ekstradimi e tij.
Vladislav Klyushin, është mbajtur në Zvicër që nga marsi, kur ishte arrestuar bazuar në akuzat amerikane, për spiunazh industrial - domethënë për hakim ndaj kompanive amerikane për të vjedhur të dhëna.
Klyushin zotëron kompanin M13, një kompani ruse që ofron monitorim të mediave si dhe shërbime të sigurisë kibernetike. Uebfaqja e M13, thotë se në mesin e klientëve të saj janë edhe Administratat e Presidencës dhe Qeverisë ruse.
Arrestimi i tij në Zvicër u raportua për herë të parë nga gazeta hulumtuese `Gotham City` në qershor, ditë para se Presidenti amerikan Joe Biden të takohej në Gjenevë me homologun e tij rus, Vladimir Putin, për bisedime të nivelit të lartë.
Klyushin aktualisht është duke u përpjekur të pamundësoj vendimin për ta ekstraduar atë në SHBA. Por të hënën, gazeta `Tages-Anzeiger` raportoi se ministria zvicerane e drejtësisë hodhi poshtë një përpjekje rivale të ekstradimit nga Rusia më 12 gusht.
Agjencia zvicerane e lajmeve `Keystone-SDA` raporton se kërkesa për ekstradimin në Rusi ishte paraqitur më 7 prill, disa ditë para kërkesës së SHBA-së më 19 prill.
Ministria zvicerane e drejtësisë tha se hodhi poshtë kërkesën e Rusisë, sepse veprat penale për të cilat Klyushin akuzohet nga Moska, nuk janë në pajtueshme me Kodin penal zviceran.
Klyushin po mbahet në një burg të sigurisë së lartë, në Zvicrën jugperëndimore, që nga arrestimi i tij, kur kishte ardhur në Zvicër me aeroplanin e tij privat, për pushime me familjen e tij.
Avokati i tij u shpreh për `Tages AnzeigerExternal` se Klyushin nuk është i kënaqur që në burg është i rrethuar nga roje të armatosura rëndë dhe se ai beson se përpjekja për ekstradimin e tij në SHBA është e motivuar politikisht.























