Qipro në alarm, nafta siriane përhapet në Mesdhe
Autoritetet në Qipro po monitorojnë një rrjedhë nafte në detin Mesdhe, që e ka origjinën nga një termocentral në brigjet e Sirisë dhe që shumë shpejt mund të arrijë në vendin ishullor.
Media shtetërore në Siri tha javën e kaluar se ka pasur një derdhje nga impianti që ndodhet brenda rafinerisë së naftës në Baniyas, transmeton euronews.albania.
Imazhet satelitore tregojnë lëngun e shkëlqyeshëm të përhapur në veri të Sirisë ndërsa po afrohet drejt Qipros.
Ekspertët thonë se nafta pritet të mbërrijë në brigjet e vendin ishullor në pjesën e kontrolluar nga Turqia.
Qeveria thotë se ka marrë të gjitha masat që të mos shkaktohen dëmtime si dhe ka kërkuar ndihmë dhe nga Turqia.
Sipas autoriteteve të Sirisë e gjitha ka ndodhur për shkak të një aksidenti.
Pamjet që ofron satelit evropian Sentinel-1 tregojnë se përhapja e naftës gati ka arritur në qytetin Latakia dhe mbulon një sipërfaqe prej 150 km katrorë në det.
Kërkimet e marinës së Qipros tregojnë se bëhet fjalë për shkëlqyes naftd dhe jo naftë e pa përpunuar.























