08:47 / 01.09.2021
Japonia gjen grimca të zeza te vaksina Moderna
Japonia ka pezulluar një lloj të vaksinës Covid-19 të Modernës pasi një substancë e huaj u gjet në një shishe.
Autoritetet bëjnë të ditur se kjo u evidentua nga një farmacist në Prefekturën Kanagaëa, i cili pa disa grimca të zeza në një shishe të vaksinës.
Farmacisti gjeti grimcat e zeza, ndërsa kontrollonte për substanca të huaja para përdorimit të vaksinës.
Rreth 3,790 njerëz kishin marrë ndërkohë doza nga ky grup, ndërsa pjesa tjetër e këtij lloji është pezulluar.
Kjo vjen në më pak se një javë pasi Japonia pezulloi përdorimin e rreth 1.63 milionë dozave të vaksinës Moderna për shkak të kontaminimit.























