12:09 / 01.09.2021
Rritet në 263 numri i rasteve me COVID-19 në Lojërat Paralimpike të Tokios
Komiteti Organizativ njoftoi se 6 persona tjerë u diagnostikuan me COVID-19 brenda fushës së Lojërave Paralimpike.
Numri i njerëzve të akredituar në Lojërat Paralimpike "Tokio 2020" që u prekën nga koronavirusi i ri (COVID-19) u rrit në 263.
Komiteti Organizativ njoftoi se 6 persona tjerë u diagnostikuan me COVID-19 brenda fushës së Lojërave Paralimpike.
Midis atyre të diagnostikuar me COVID-19 në 24 orët e fundit janë edhe 5 punonjës me kontratë dhe një vullnetar.
Personat e diagnostikuar me COVID-19 u morën në karantinë.
Lojërat Paralimpike "Tokio 2020", ku afërsisht 4.400 atletë nga 160 vende dhe rajone garojnë në 22 degë, do të vazhdojnë deri më 5 shtator.























