17:48 / 01.09.2021
Komandanti i forcave rezistente afgane: Kemi vrarë 190 talibanë në 24 orë
Një komandant i ushtrisë afgane që tashmë i është bashkuar asaj që quhet forca rezistuese, thotë se ushtarë të tyre kanë vrarë 190 talibanë në Panjshir dhe Kapisa.
“Paralajmërim: 135 talibanë u vranë nga Rezistenca në Panjshir dhe 45 në Kapisa /24 orë. 5 mijë forca tonat po presin në Panjshir të armatosur me Helis, Humve dhe artileri të rëndë. Ne nuk jemi komando të zakonshëm. Ne jemi ata që refuzuam të dorëzohemi dhe do të luftojmë deri në vdekje. Mirë se vini në Panjshir”, shkruan ai.
Që nga rënia e Kabulit më 15 gusht, Panjshir ka qenë provinca e vetme që kundërshtoi talibanët, megjithëse ka pasur gjithashtu luftime në krahinën fqinje Baghlan midis talibanëve dhe forcave të milicisë lokale./tch























