Ushtria nigeriane neutralizon 25 anëtarë të bandës së armatosur
Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Bernard Onyeuko deklaroi se ushtria kreu një operacion kundër bandave të armatosura në shtetin Kaduna.
Në shtetin Kaduna të Nigerisë në një operacion kundër grupeve të armatosura janë neutralizuar 25 anëtarë të bandës së armatosur.
Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Bernard Onyeuko deklaroi se ushtria kreu një operacion kundër bandave të armatosura në shtetin Kaduna.
Onyeuko theksoi se 25 anëtarë të bandës u neutralizuan në operacion dhe shumë anëtarë të tjerë ikën të plagosur.
Duke përmendur 66 anëtarë të bandës në operacion, Onyeuko gjithashtu tha se u konfiskua një sasi e konsiderueshme e municionit që i përkiste bandave.
Ai tha se 23 persona të marrë peng nga bandat e armatosura u shpëtuan gjithashtu në operacion.
Përdorimi i motoçikletave është ndaluar në disa provinca të Nigerisë për shkak të sulmeve të fundit të armatosura me motoçikleta që përdorin sulmuesit.
Rajoni është skena e konflikteve të dhunshme midis grupit etnik Fulani, anëtarët e të cilit merren me blegtori dhe disa fiseve që sigurojnë jetesën nga bujqësia.
Në shtetin nigerian Kaduna, 937 persona humbën jetën në sulmet e personave të armatosur vitin e kaluar ndërsa 1.972 persona u rrëmbyen.
Anëtarët e grupit etnik Fulani, të cilët emigruan në jug të vendit për të kullotur kafshët e tyre, pretendojnë se fermerët u përpoqën të vidhnin kafshët e tyre dhe i sulmuan.























