Rritet në 287 numri i personave të prekur me COVID19 në Lojërat Paralimpike
Komiteti Organizativ njoftoi se 12 persona tjerë u zbuluan me COVID-19 brenda fushës së Lojërave Paralimpike.
Numri i personave të akredituar në Lojërat Paralimpike "Tokio 2020" që u prekën nga koronavirusi (COVID-19) u rrit në 287.
Komiteti Organizativ njoftoi se 12 persona tjerë u zbuluan me COVID-19 brenda fushës së Lojërave Paralimpike.
Midis atyre të diagnostikuar me virusin në ditën e fundit, ka punonjës me kontratë dhe vullnetarë që shërbejnë brenda fushës së turneut.
Ata që u prekën me COVID-19 janë vendosur në karantinë.
Me rastet e fundit, numri i personave të infektuar me COVID-19 në mesin e atyre të akredituar në Lojërat Paralimpike u rrit në 287.
Lojërat Paralimpike "Tokio 2020", ku afërsisht 4.400 atletë nga 160 vende dhe rajone garojnë në 22 kategori, do të vazhdojnë deri më 5 shtator.























