BE dhe AstraZeneca përfundojnë betejën ligjore
BKT
   Bota

BE dhe AstraZeneca përfundojnë betejën ligjore

BE dhe AstraZeneca përfundojnë betejën ligjore, arrijnë marrëveshje për shpërndarje të vaksinave

Bashkimi Evropian ka përfunduar mosmarrëveshjen ligjore me kompaninë AstraZeneca, teksa bëhet e ditur se është arritur një marrëveshje për të siguruar shpërndarjen e dozave të mbetura të vaksinës kundër në vendet e BE.

Këtë javë BE arriti pragun prej 70 përqind të vaksinimit të plotë të popullsisë së rritur, por Komisionerja e Shëndetësisë, Stella Kyriakide, tha se ka dallime të konsiderueshme në normat e vaksinimit midis shteteve anëtare duke shtuar se disponueshmëria e vazhdueshme e vaksinave, përfshirë ato të AstraZeneca, mbetet vendimtare.

AstraZeneca u zotua të japë një total prej 300 milionë doza deri në mars të vitit 2022, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv.

Në prill, BE-ja kishte filluar procedurat ligjore kundër AstraZeneca-s për shkeljen e pretenduar të kontratës në lidhje me shpërndarjen e vaksinës.

AstraZeneca ishte angazhuar të furnizonte 180 milionë doza në BE në tremujorin e dytë të 2021, por u përball me vonesa të shumta në dërgesa.

Gjithashtu kjo vaksinë është miratuar për përdorim në mbi 50 vende.