Zgjedhjet në Gjermani, kreu i CDU-së prezanton ekipin
Pasuesi i kancelares Angela Merkel, udhëheqësi i Kristian Demokratëve të Gjermanisë, Armin Laschet, prezantoi ekipin e tij të së ardhmes, të cilët mund të jenë pjesë e qeverisjes nëse arrin të fitojë në zgjedhjet e përgjithshme që zhvillohen në 26 shtator.
Armin Laschet, konservatorët e të cilit në sondazhe renditen prapa socialdemokratëve të qendrës së majtë, tha se grupi tetë anëtarësh prej të cilëve katër janë gra dhe katër burra, njëri prej të cilëve edhe më ngjyrë përfaqëson diversitetin e Gjermanisë dhe bllokut të tij konservator.
Ai sfidoi SPD-në e cila në sondazhet e fundit ka siguruar 25% mbështetje dhe kandidati i së cilës për kancelar, Olaf Scholz, është i preferuari i votuesve.
Sulmet konservatore ndaj SPD kanë pasur pak ndikim të dukshëm deri më tani.
Disa sondazhe vijojnë të pasqyrojnë se SPD qëndron përpara konservatorëve. Pavarësisht epërsisë së SPD-së në sondazhe, atyre do t’u duhej të bashkoheshin me dy parti të tjera për të qeverisur.
Një sondazh i parakohshëm sugjeroi që Scholz fitoi një debat televiziv midis kandidatëve kryesorë.
Kancelarja Angela Merkel, në pushtet që nga viti 2005, planifikon të largohet pas zgjedhjeve, transmeton euronews.albania.
Rrugëtimi i CDU nën drejtimin Laschet shënon një rënie të jashtëzakonshme pas 16 vitesh në detyrë dhe katër fitore të drejtpërdrejta zgjedhore kombëtare nën udhëheqjen e Angela Merkel.























