Zambia zgjedh gruan e parë për kryetare të parlamentit
BKT
   Bota

Zambia zgjedh gruan e parë për kryetare të parlamentit

Nelly Mutti, një avokate me qendër në kryeqytetin Lusaka, fitoi pa kundërshtim për të zëvendësuar Patrick Matibini-n, një gjyqtar në pension i gjykatës së lartë i cili shërbeu si kryeparlamentar për dhjetë vjet.

Ligjvënësit në Zambi sot kanë zgjodhur një grua për kryetare të parlamentit për herë të parë që nga pavarësia e vendit nga sundimi britanik në vitin 1964, raporton Anadolu Agency.

Nelly Mutti, një avokate me qendër në kryeqytetin Lusaka, fitoi pa kundërshtim për të zëvendësuar Patrick Matibini-n, një gjyqtar në pension i gjykatës së lartë i cili shërbeu si kryeparlamentar për dhjetë vjet.

Mandati i tij përfundoi pasi zgjedhjet e përgjithshme të muajit të kaluar krijuan një qeveri të re në vendin e Afrikës Jugore.

Mutti u betua së bashku me dy zëvendësit e saj, Attractor Chisangano, anëtar i Partisë së Bashkuar për Zhvillimin Kombëtar të presidentit Hakainde Hichilema (UPND), dhe Moisi Moyo, i cili u zgjodh në parlament si kandidat i pavarur.

Në fjalimin e tij në ceremoni, Hichilema tha se me zgjedhjen e Mutti-t e mbrojtën kauzën e grave në rolet drejtuese në Zambi.

Ai u zotua se do ta lejojë parlamentin të veprojë në mënyrë të pavarur dhe pa asnjë ndikim, duke i nxitur ligjvënësit t'i japin përparësi kryesore mirëqenies së njerëzve.