Përmbytjet në bregdetin lindor të Spanjës dëmtojnë shtëpitë dhe bizneset
BKT
   Bota

Përmbytjet në bregdetin lindor të Spanjës dëmtojnë shtëpitë dhe bizneset

Shumë spanjollë në bregun lindor të vendit llogaritën humbjet dhe dëmet e tyre në shtëpi dhe biznese pas përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e dendur.

Në Alcanar, mbi 250 litra për metër katror ranë në më pak se gjashtë orë. Për fat të mirë, nuk pati vdekje.

Qyteti i Vinaros dhe i gjithë veriu i Castellon gradualisht po kthehen në normalitet pasi stuhia e quajtur Dana kaloi. Atje, u regjistruan 159 litra për metër katror në vetëm një orë, raporton euronews.al.

Në provincën Toledo, përmbytjet e shpejta tërhoqën makinat, dëmtuan rrugët, përmbytën bizneset dhe mbuluan rrugët e disa qyteteve me baltë dhe mbeturina.

Në disa zona, reshjet e dendura të shiut dhe stuhitë u shoqëruan gjithashtu me breshër që shkatërroi të korrat.

Ndryshimet klimatike bënë që përmbytjet vdekjeprurëse të kësaj vere në Evropë të shtoheshin 9 herë më shumë se më pare.