22:54 / 04.09.2021
31-vjeçari me foshnjën në krah qëllon me pistoletë gruan
Një burrë në Ohajo plagosi me armë zjarri një grua ndërsa mbante në krahë një foshnje.
Gjithçka ndodhi pas një aksidenti rrugor pa dëme. Policia e Cincinnati arrestoi Ladon Penn, 31 vjeç, ndaj të cilit rëndojnë tre akuza.
Sipas policisë, 54-vjeçarja që mbeti e plagosur tha se ishte përfshirë në "një aksident të vogël automobilistik pa dëme", derisa shoferja tjetër, gruaja e Penn i tha asaj: "Unë do të shkoj të marrë burrin tim dhe ju është mirë të shkoni të merrni burrin tuaj.
Të dy gratë u larguan nga vendi i ngjarjes "pas shkëmbimit të fjalëve", tha policia.
Por menjëherë pas kësaj, gruaja tjetër u kthye me Penn.























