Çekia i uli numrat me vaksinim
BKT
   Bota

Çekia i uli numrat me vaksinim

Çekia, vend me 10.6 milionë banorë, ka dhënë deri më tash mbi 11 milionë vaksina kundër koronavirusit. Mbi 5.7 milionë qytetarë kanë marrë nga dy doza.

Sot, Republika Çeke regjistron mesatarisht 250 të infektuar në ditë.

Në muajt mars dhe prill ka qenë në mesin e vendeve më të prekura në botë, me afro 20,000 të infektuar në ditë, raporton REL.

Epidemiologu Petr Smejkal, nga Instituti i Mjekësisë Klinike dhe Eksperimentale në Çeki, ia atribuon qetësimin e situatës vaksinimit.

Ai thotë se një lloj imuniteti mund të jetë krijuar edhe nga vala e madhe e të infektuarve në dimër, por thekson se numrat varen nga vaksinimi.