12:37 / 06.09.2021
Bjellorusi, dënohet me 11 vjet burg kryeopozitarja Maya Kalesnikava
Marya Kalesnikava, një figurë kryesore në opozitën Bjelloruse, u dënua me 11 vjet burg.
Po kështu një dënim prej 10 vjetësh mori edhe avokati opozitar, Maksim Znak.
Të hënën, një gjykatë në Minsk dënoi Marya Kalesnikava, një nga figurat më të shquara të opozitës në Bjellorusi, me 11 vjet burg, njofton Hs, transmeton RTKLive.
Gjykata bjelloruse dënoi edhe avokatin Maksim Znak me 10 vjet burg, i cili, ashtu si Kalesnikava, ishte një figurë kryesore në fushatën e Viktar Babaryka, që kishte kandiduar në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar, si dhe në lëvizjen protestuese paszgjedhore.























