Të paktën 30 të vdekur nga sulmi në Kongo-Kinshasa
BKT
   Bota

Të paktën 30 të vdekur nga sulmi në Kongo-Kinshasa

Të paktën 30 persona janë vrarë në një sulm në provincën Ituri në Kongo-Kinshasa, sipas burimeve brenda OKB-së.

Sulmi është kryer nga organizata islamike ADF, e cila besohet se ka lidhje me IS, njoftojnë meidet suedeze, transmeton RTKLive.

Ky krim mendohet se ishte kryer në dy etapa, së pari ishin vrarë 14 persona e më vonë 16 të tjerë gjetën vdekjen në pusi, teksa ishin duke shkuar për të gjetur grupin e parë të likuiduar nga ADF.

Ka dëshmi se shumica e viktimave u vranë me hanxhar ose u qëlluan me armë.

Shtetet e Bashkuara e kanë cilësuar ADF-në si organizatë terroriste, e cila konsiderohet më e rrezikshme nga shumë organizatat aktive në Kongo-Kinshasën lindore, e cila është pasur me minerale.