21:33 / 06.09.2021
Brazili pezullon përdorimin e 12 milionë dozave të vaksinës Sinovac
Sipas mediave të huaja, vaksinat janë pezulluar nga Rregullatori federal i shëndetit të Brazilit, pasi ishin prodhua në një fabrikë të paautorizuar.
Pezullimi i dozave të vaksinës ishte paralajmëruar edhe më herët nga instituti Butantan i Sao Paulos, një qendër biomjekësore që ka bashkëpunuar me Sinovac për të mbushur dhe përfunduar vaksinat në vend.
“Njësia prodhuese, nuk u inspektua dhe nuk u miratua autorizimin e përdorimit urgjent të vaksinës së përmendur,” tha rregullatori./oranews























