12:05 / 07.09.2021
Italia këtë muaj do ta nisë dhënien e dozës së tretë të vaksinës
Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza, ka njoftuar se doza e tretë e vaksinës kundër Covid-19 do të jetë e gatshme pëër grupet e ndjeshme këtë muaj.
“E kemi dozën e tretë në Itali. Do të fillojmë në shtator me pacientët e ndjeshëm si në onkologji dhe pacientët me transplante”, tha Speranca.
Ai gjithashtu sugjeroi që Italia së shpejti mund ta bëjë të detyrueshëm vaksinimin për të rriturit, siç u la të kuptohet javën e kaluar në një konferencë për gazetarë nga Kryeministri Mario Draghi.
Draghi tha se italianëve mund t’iu bëhet i obligueshëm vaksinimi posa Agjencia Evropiane e Ilaçeve ta japë miratimin e saj të kushtëzuar për katër vaksina, shkruan The Guardian























