Finlandë, Parlamenti po përgatitet të heq kufizimet  nga pandemia
BKT
   Bota

Finlandë, Parlamenti po përgatitet të heq kufizimet  nga pandemia

Kryetarja e Parlamentit finlandez, Anu Vehviläinen, shpreson që përdorimi i maskave do të eliminohet. Është planifikuar, gjithashtu, të hapen udhëtimet zyrtare të deputetëve.

“Parlamenti po përgatitet të heqë kufizimet nga COVID-19  në fillim të tetorit”, tha kryetarja e Kuvendit, Anu Vehvilänen në seancën e saj hyrëse të sesionin vjeshtor, njoftojnë mediet finlandeze, transmeton RTKLive.

“Është diskutuar se shtatori do të shkojë me të njëjtat kufizime si në sezonin e pranverës, por qëllimi është që në javën e parë të tetorit, më 4 tetor, kufizimet të mund të hiqen”, tha Vehviläinen.

Pos tjerash, Vehviläinen specifikoi se heqja e kufizimeve është planifikuar të fillojë që në javën që fillon më 4 tetor./RTKLive