17:34 / 07.09.2021
Talibanët shpallin Qeverinë e re të Afganistanit
Talibanët njoftuan se kanë krijuar qeverinë e re të Afganistanit, e cila do të udhëhiqet nga njëri prej themeluesve të tyre.
Zëdhënësi i grupit, Zabihullah Mujahid, tha se në krye të Qeverisë do të jetë Mullah Mohammad Hassan Akhund, ndërsa zëvendës i tij Mullah Abdul Ghani Baradar.
Mawlawi Haibatullah Akhundzada, ndërkaq, do të jetë udhëheqës suprem.
Talibanët kanë marrë kontrollin e pjesës më të madhe të Afganistanit më 15 gusht./rel























