Ministri rus i Emergjencave humb jetën gjatë një stërvitjeje
BKT
   Bota

Ministri rus i Emergjencave humb jetën gjatë një stërvitjeje

Evgeny Zinichev, i cili mbushi 55-vjeç më 18 gusht, ka shërbyer si ministër rus i Emergjencave që nga maji i vitit 2018.

Ministria ruse e Emergjencave njoftoi sot se kreu i saj Evgeny Zinichev ka humbur jetën derisa shpëtoi jetën e një personi tjetër gjatë një ushtrimi stërvitor në qytetin më verior të botës, Norilsk.

"Me keqardhje ju informojmë se gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, në Norilsk, në stërvitjet për të mbrojtur zonën e Arktikut nga emergjencat, duke shpëtuar jetën e një personi, kreu i Ministrisë së Emergjencave Yevgeny Zinichev vdiq tragjikisht", tha ministria në një deklarata.

Zinichev, i cili mbushi 55-vjeç më 18 gusht, ka shërbyer si ministër rus i Emergjencave që nga maji i vitit 2018. Ai la gruan dhe një djalë.