Iran, 538 të vdekur dhe mijëra raste të reja me COVID-19
BKT
   Bota

Iran, 538 të vdekur dhe mijëra raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë e Iranit njoftoi se në 24 orët e fundit, u regjistruan 26.854 raste të infeksionit me koronavirus, ndërsa 3.713 persona u shtruan në spital.

Në 24 orët e fundit, si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) në Iran kanë humbur jetën 538 persona, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 112.430, raporton Anadolu Agency.

Ministria e Shëndetësisë e Iranit njoftoi se në 24 orët e fundit, u regjistruan 26.854 raste të infeksionit me koronavirus, ndërsa 3.713 persona u shtruan në spital. Numri i përgjithshëm i infeksioneve me koronavirus u rrit në 5.210.978.

Në njësitë e kujdesit intensiv janë 7.534 persona.

Në Iran, i cili ka një popullsi prej gati 83 milionë banorë, janë dhënë më shumë se 31,4 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19. Dozën e parë e kanë marrë më shumë se 20,5 milionë njerëz, ndërsa të dytën më shumë se 10,8 milionë.