Vitia jep sqarime rreth administrimit të dozës së tretë të vaksinës
BKT
Shëndetësi

Vitia jep sqarime rreth administrimit të dozës së tretë të vaksinës

Kosova që nga marsi i këtij viti ka nisur imunizimin e popullatës kundër COVID-19 dhe deri tani janë administruar afër një milionë vaksina.

Përveç dy dozave të vaksinave që marrin qytetarët, Ministria e Shëndetësisë është duke bërë përgatitjet që nga viti i ardhshëm të nis me dozën e tretë.

Ministri Arben Vitia, ka thënë se profesionistët që janë të angazhuar në IKSHPK, kanë rekomanduar dhënien edhe të dozës së tretë.

“Profesionistët nga IKSHPK-ja para disa dite na kanë bërë të qartë se sipas gjitha gjasave do të ketë nevoj që të ketë edhe dozë të tretë, menjëherë ne kemi filluar negocimin për sigurimin e dozës së tretë e cila do të jetë në dispozicion prej vitit të ardhëshëm”, ka thënë Vitia pas vizitës që kishte me kryeministrin Albin Kurti në IKSHPK. 


MË SHUME NGA Shëndetësi